Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taulant Balla, kanë vizituar të hënën pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Morinë, ku kanë folur për problemin e pritjes me të cilin ballafaqohen mërgimtarët gjatë udhëtimit të tyre për në Kosovë.
Balla u pyet për anulimin e mbledhjes së të dy Qeverive, për të cilën s’ka dashur të komentojë, duke thënë se ka kohë për të folur për problemet tjera.
Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme ka thënë se si ai, edhe Sveçla, duhet t’i zbatojnë marrëveshjet për të cilat janë dakorduar kryeministrat e dy vendeve.
KMDLNj rekomandon kamera afër kontejnerëve të mbeturinave në Prishtinë
“Mërgimtarët atje po presin për ne që ta zgjidhim këtë çështje dhe unë mendoj se do ta gjejmë zgjidhjen. Sa për çështjet tjera, kemi kohë të flasim dhe ajo që u takon dy ministrave është të zbatojnë marrëveshjet të cilat kryeministrat janë dakorduar”, ka thënë ai.
Për këtë çështje shkurtimisht ka folur edhe Sveçla, i cili ka thënë se ka opinion, mirëpo do ta adresojë në një rast tjetër.
“Është hera e dytë që jam këtu për disa ditë. Kam shumë opinion për këtë çështje që do të adresojmë në një rast tjetër”, është shprehur ai.