Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, i cili po dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje”. Sinjali ka mësuar detaje për rastin dhe identitetin e policit të suspenduar.
Burimet e Gazetës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Shaban Hajdarin, zyrtar policor në Njësinë Reaguese në Stacionin Policor në Prizren, i cili është suspenduar mbrëmë për 72 orë.
“Numri i madh i moteleve në Prishtinë, problem shumë serioz” – kërkohet inspektim i tyre
Suspendimi i tij erdhi pasi nisën hetimet për një rast që dyshohet të ketë ndodhur brenda familjes, ku dyshohet se Hajdari ka qenë i përfshirë dhe ka kryer veprën “Kanosje”.
Kujtojmë se vetëm vitin e kaluar, Inspektorati Policor ka njoftuar se janë bërë 157 rekomandime për suspendim të zyrtarëve policorë, të cilët janë hetuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale.
Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Kushdo që seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.”
Gazeta do të ju mbajë të informuar për detajet e reja të rastit të fundit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.