‘
Policia e Kosovës njoftoi sot se dy persona janë shoqëruar në polici nën dyshimet për gjuajtje me armë zjarri në drejtim të pyllit në Jezerc të Ferizajt. IPK njofton se njëri nga ta është suspenduar nga puna. Behet fjale per Etnik Shytin nga Gjakova.
Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka kondirmuar suspendimin e tij për Gazetën Insajderi.
“Një polic është i dyshuar për gjuajtje me armë, i njëjti është suspenduar dhe po hetohet në procedurë të rregull, sipas autorizimit të Prokurorisë”, tha Hodaj.
Rasti ka ndodhur dje pas orës 17:00, njofton policia.
Njëri nga personat që është shoqëruar në polici është zyrtar policor dhe ndaj tij IPK ka marrë masa.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/ Fsh.Jezerc, Ferizaj 23.07.2022-17:15 Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se dy meshkuj të panjohur kishin shtënë me armë zjarrit në drejtim të pyllit dhe më pas janë larguar me vetura. Lidhur me rastin janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.