Gjykata Supreme e ka hedhur si të pathemeltë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për hedhje poshtë të kërkesës për anulimin e disa fletëvotimeve me postë.
PDK kishte kërkuar që të anulohen votat nga fletëvotimet që ishin pranuar me postë në datat 02 dhe 06.01.2026, për zgjedhjet e parakohshme të 28.12.2025.
Kjo parti, në Supreme kishte kontestuar ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së.
Vendimi është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat përkatëse të LZP-së dhe vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe shkelje të së drejtës materiale, duke propozuar që Gjykata Supreme e Kosovës që të: Aprovojë ankesën e parashtruar pranë kësaj gjykate, të anulojë Vendimin e PZAP-së ZP.Anr.69/2025, të datës 09.01.2026, si të pabazuar, të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të anulojë të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datës 29.12.2026, ora 16:00” – thuhet mes tjerash në këtë publikim të Supremes.
PDK kishte kërkuar të përjashtoheshin nga numërimi të gjitha fletëvotimet me postë të pranuara pas këtij afati.
Kjo parti kërkonte rishikim të rezultatit zgjedhor pa përfshirjen e këtyre fletëvotimeve.
PZAP në anën tjetër në përgjigje të ankesës ka kërkuar që të refuzohet si e pabazë ankesa e kësaj partie.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,