U gëzuan “bijat u gëzua krej mahalla” Spanja na e paska njoftë Pasaportën e Koosovës! Pra pasaportën jo shtetin e Kosovës.
Spanja ka obligim ndaj Bashkimit Evropian që të respektojë vendimet e Qeverisë Evropiane me seli në Bruksel.
Shengeni është marrëveshje mes shteteve të Bashkimit Evropian. Spanja është shtet anëtar i BE-së! Ndaj ka respektuar një vendim të qeverisë evropiane për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës. Ndaj e ka njohur pasaportën e Kosovës, ndryshe respektimi i lëvisjes së lirë të qytetarëvet të Kosovës nuk do të kishte kuptim!
Me çfarë dokumenti tjetër do të lëvizin kosovarët pos me pasaportë!
Por para Spanjës, nja 14 vjet më parë, pasaportën e Kosovës e ka njohur edhe Kina!
Pra Spanja e ka njohur pasaportëne Kosovës 14 vjet pas Kinës!
Atëbotë nuk pati ndonjë “shahstrisje” politike e diplomatike!
E sot për Spanjën u “gëxuan bija, u gëzua krejt mahalla!”