Rritet frika për rikthimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbajë të martën një mbledhje urgjente me ekipin e sigurisë kombëtare për situatën me Iranin.
Sipas mediave amerikane, në takim do të diskutohen edhe skenarë të mundshëm ushtarakë kundër Iranit, mes tensioneve që po shtohen në rajon.
Trump ka rritur presionin ndaj Teheranit gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se “koha po mbaron” për Iranin dhe se vendi duhet të veprojë shpejt për një marrëveshje.
Presidenti amerikan deklaroi se nëse Irani nuk paraqet një propozim më të mirë për negociata, mund të përballet me “goditje shumë më të ashpra”.
Në qendër të përplasjes mbetet programi bërthamor iranian dhe dyshimet e SHBA-së për zhvillimin e armëve bërthamore.
Të dielën, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për zhvillimet në Iran.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,