Një incident i rëndë ka ndodhur të enjten mbrëma në Zonën Industriale të Prishtinës, ku një vajzë e mitur ka pësuar lëndime serioze pas një sulmi fizik nga i dyshuari, po ashtu i mitur.
Sipas burimeve të Sinjalit, viktima S. P. ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari A. A., i cili sipas saj është i dashuri i saj. Viktima ka marrë lëndime të rënda trupore, përfshirë dëmtim në syrin e djathtë dhe frakturë të hundës.
E mitura ka deklaruar se dhuna nuk ka qenë episod i vetëm. Ajo ka treguar se më 09.11.2025, në vendin e punës së të dyshuarit, pas një mosmarrëveshjeje, ai e kishte goditur me thikë në këmbën e djathtë. Ajo atëherë nuk e kishte raportuar rastin. Po ashtu ka theksuar se dhuna psikike, fizike dhe kanosjet kanë qenë të përsëritura.
I dyshuari, i intervistuar nga policia, ka pranuar goditjen e datës 13 nëntor duke pretenduar se ka ndodhur gjatë tentimit për ta “ndaluar” viktimën, ndërsa për rastin e 9 nëntorit ka deklaruar se e ka goditur me një çelës hapjeje të pijeve, jo me thikë.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit për “Lëndim të rëndë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe episodet e raportuara të dhunës.



Të tjera
Uncategorized
Τα Καλύτερα Παιχνίδια Καζίνο στο Gxbet που Πρέπει να Παίξετε Σήμερα
Στο άρθρο αυτό θα ανακαλύψετε τα
Uncategorized
Waarom live casinospellen bij Igo Bet een authentieke ervaring bieden
In dit artikel bespreken we waarom
Aktuale
Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO
Tre kongresmenë amerikanë kanë iniciuar një