Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se parkingu në oborrin e objektit të komunës, është i hapur për mërgimtarët tanë.
Po ashtu edhe hapësira e Tregut Javor, u lejohet për parking me përjashtim të ditës së tregut (E Marte), njofton kryetari.
Postimi i plotë:
Parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët tanë. Poashtu edhe hapsira e Tregut Javor, u lejohet për parking me perjashtim të ditës së tregut (E Marte).
Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve të tyre. Duke ju shprehur mirëseardhje, shpresojmë të kaloni pushime të mbara në atdheun tuaj. Ne jemi në shërbimin tuaj !
Bali Muharremaj