Një stuhi e fuqishme shiu e shoqëruar me breshër ka goditur sot pasdite zonën e Brezovicës, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në rrugën që të çon drejt një prej destinacioneve më të njohura turistike malore në Kosovë.
Siç shihet në disa video të publikuara nga media lokale në Shtërpcë, reshjet e kanë mbushur rrugën me ujë, ndërsa disa automjete janë bllokuar.
Si pasojë, segmenti kryesor rrugor është bërë i pakalueshëm për automjetet dhe qarkullimi është ndërprerë aktualisht, sipas “Radio Borzani”.
Meteorologët kanë paralajmëru stuhi shiu dhe mundësi për vërshime edhe në pjesë të tjera të vendit.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e