Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkoi mbështetjen e qeverisë dhe parlamentit për të dalë nga ngërçi i stokut të madh të dosjeve që presin radhën për t’u gjykuar.
“Backlog-u është çështje kombëtare”, tha Llagami teksa raportonte para Komisionit të Ligjeve.
Sipas saj, sistemi gjyqësor ka nevojë për burime njerëzore dhe para. “Nëse nuk i kemi këto mos pretendoni se gjykatat do të shkojë në uljen e backlog-ut. Nëse ju nuk na mbështesni, nëse ne nuk do të jemi bashkë në këtë sfidë të re… Duhet të jemi të gjithë bashkë për ta luftuar. Nëse nuk kemi mbështetjen e ekzekutivit dhe kuvendit nuk mund të kalojë”.
Llagami tha gjithashtu se gjykata e Apelit të Përgjithshëm sot nuk ka salla gjyqi. “Kemi dy vjet që kërkojmë. E njëjta gjë vlen edhe për gjykatat e tjera në nevojë”, shtoi ajo.



Të tjera
Lajme
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka
Aktuale
Nga ndezja e zjarrit në Skënderaj shpërthyen dy bombola gazi
Të dielën në Skenderaj, një person
Lajme
Irani paralajmëron për hakmarrje ‘shkatërruese’ pas kërcënimeve të ashpra të Trumpit
Irani ka paralajmëruar për hakmarrje “shumë