Bashkimi Demokratik për Integrim që drejtohet nga Ali Ahmeti, përmes një komunikate për media kanë thënë se e përshëndesin sqarimin e dhënë nga Presidenca e Kosovës lidhur me incidentin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit.
Sipas BDI-së, komunikata e Presidencës së Kosovës ka zbuluar të gjitha “gënjeshtrat infantile të vazalëve puthadorë dhe shërbëtorë nga Vlen për ta heshtur dhe minimizuar skandalin më të madh diplomatik në historinë e vendit”.
Partia që drejton Ahmeti thotë se të gjithë eksponentët e VLEN-n kanë pasur një skenar arsyetues, ndryshe nga njëri-tjetri dhe se të gjithë u demantuan nga Presidenca e Kosovës dhe institucionet maqedonase.
“Ky skandal, medoemos duhet zbardhur gjer në fund dhe përgjegjësi politike duhet të bartin menjëherë uzurpatorët jolegjitim të institucioneve Astrit Iseni nga MPB dhe Afrim Gashi nga Kuvendi”, thuhet në komunikatë.
BDI në fund thotë se shqiptarët s’janë të mbrojtur as të përfaqësuar në qeverinë “monoetnike”.
“Sjellja e egër dhe e palejueshme e shefit të sigurimit të kryetarit jolegjitim të Kuvendit me urdhër të Afrim Gashit, si dhe injoranca institucionale e Astrit Isenit i cili as që e dinte për skandalin, janë të papranueshme. Shqiptarët nuk janë të mbrojtur e as të përfaqësuar në qeverinë monoetnike. Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare janë tërësisht të nënshtruar dhe servil. Poshtërsimi dhe turpërimi i shqiptarëve nga ca vazalë dhe të preferuar të VMRO-së, e jo të popullit, nuk do të lejohet”, përfundon reagimi.



Të tjera
Lajme
Zjarr i madh në Tetovë: Një viktimë, tjetri i djegur rëndë
Një zjarr i madh ka përfshirë
Aktuale
Lumir Abdixhiku thotë se do t’ia dorëzojë Kuvendit të LDK-së dorëheqjen
Pas mbledhjes disa orëshe, kreu i
Aktuale
Abdixhiku: S’jam as i pagabueshëm as i përsosur, çfarëdo që vendos anëtarësia do ta respektoj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës