Nga data 3 maj deri me 9 maj, çerdhet dhe shkollat në 10 qytete të Finlandës do të jenë në grevë. Qytete ku do të ketë greva janë: Espoo, Helsinki, Kauniainen, Vantaa, Oulu, Rovaniemi, Jyväskylä, Tampere, Turku dhe Kuopio.
Sindikata nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët me qeverinë në shumë çështje.
Qështja kryesore është rritja e pagave.
Greva do të përfshijë gjithsej 81,000 punonjës në Espoo, Helsinki, Jyväskylä, Kauniainen, Kuopio, Oulu, Rovaniemi, Tampere, Turku dhe Vantaa, sipas YLE. Vetëm në rajonin e kryeqytetit, rreth 31,000 punonjës janë vendosur të hyjnë në grevë.
Vlen të kujtojmë që edhe në Kosovë shumë shpejtë puntorët e arsimit pritet të hyjnë në grevë për shkak të mosmarrëveshjeve për pagat me qeverinë, transmeton Botapress.info/