Holanda e ka mposhtur 3:2 Ukrainën në ndeshjen më të mirë dhe më zbavitëse deri tani në Kampionatin Evropian 202, e cila kishte një përfundim dramatik të dielën në Amsterdam.
Ukraina e përmbysi një disavantazhin prej dy golave brenda katër minutave dhe kur mendoi se do ta fitonte një pikë nga ndeshja hapëse në Grupin C në Johan Cruijff Arena, Denzel Dumfriese tronditi duke e shënuar golin e triumfit për tulipanët në çastet e fundit, raporton Gazeta Express.
Ishte një ndeshje zbavitëse, padyshim më e bukura deri tani në ditën e tretë në evropianit, nga fillimi deri në fund, megjithëse shumica e pesë golave ranë në çerekun e fundit të takimit.