Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të akuzuarit me inicialet P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D., në cilësinë e pjesëtarëve të Policisë serbe në Stacionin Policor të Fushë Kosovës, dyshohen se më 6 maj 1999 kanë marrë pjesë në një aksion që rezultoi me vrasjen e pesë civilëve shqiptarë.
Aktakuza thotë se viktimat fillimisht janë ndaluar dhe marrë me forcë nga zona e stacionit të trenit në Fushë Kosovë. Më pas, ato janë dërguar në lokacionin e njohur si “Megja”, ku dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që procedura gjyqësore të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, për shkak se ata mbeten të paarritshëm për organet e drejtësisë së Kosovës.
Rasti lidhet me krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve të drejtësisë për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.



Të tjera
Aktuale
Shumica e votave të numëruara – cilëve kandidatë që aktualisht kanë fituar mandatin u rrezikohet ende ulësja në Kuvend
Numërimi i votave për partitë politike
Showbiz
Vildane Zeneli ndez rrjetin me paraqitjen e fundit provokuese
Vildane Zeneli vazhdon të jetë një
Lajme
Ky është udhëtari që humbi jetën pasi zbriti në Aeroportin e Prishtinës
Ajo që duhej të ishte një