• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Specialja: Kosova nuk mund të garantojë për mbrojtjen në liri të Thaçit dhe të tjerëve

nga Bota Press
7 Maj, 2021
në Ekskluzive
ShareShareShare

Sipas Speciales, asnjë shtet nuk mund të garantojë lirimin me kusht, nëse nuk ka kërkesë nga të paraburgosurit.Janë bërë 6 muaj, që kur ata qëndojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Dhe lirimi me kusht i ish-krerëve të UCK-së, duket larg.Shtetet si Kroacia, Austria, Sllovenia, madje edhe Izraeli u përmendën si vende që mund të ofrojnë garanci për lirimin e tyre me kusht.

Por nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë mohuar për T7 se vetë shtetet mund të ofrojnë garanci, përveç nëse u kërkohet nga të paraburgosurit.

Megjithatë, jo domosdoshmërisht nëse një shtet jep garanci për mbrojtje në liri, të akuzuarit do të lirohen.

Me t’u konfirmuar se një shtet i tretë mund të ofrojë garanci për Thaçin e të tjerët që ndodhen në Hagë, gishti u drejtua nga institucionet e Kosovës për të nisur procedurat.

Megjithatë, Kosova nuk mund të shërbejë si garantues për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.Këtë e konfirmon Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke shtuar se ka dallime mes shtetit kosovar e shteteve të treta.

Kjo zyrë gjithashtu tregon se, nuk ka një përkufizim se cilat shtetet mund të jenë të treta.Se nuk ka një sqarim për shtetet e treta, mund të shihet edhe në Rregulloren e Procedurës dhe Provave.

Megjithatë njohësit e çështjeve të drejtësisë, i japin një shpjegim termit të shteteve të treta.

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka treguar nëse këtu, mund të hyjnë shtetet e rajonit.Hashim Thaçi e të tjerët,  po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar. Ata po hetohen për krimet e pretenduara, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Dhoma e Gjykatës së Apelit la në fuqi vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, me të cilin vendim të akuzuarve u vazhdohet paraburgimi. Sipas Ligjit dhe Rregullave, një i paraburgosur mund të aplikojë përsëri për lirim të përkohshëm.

Për më tepër, ndalimi do të rishikohet çdo dy muaj. Një Trup Gjykues mund të konsiderojë lirimin e përkohshëm të një të akuzuari, nën kushte ose garanci të caktuara.

Garancitë e tilla mund të sigurohen nga një Shtet i Tretë me kërkesë të një të paraburgosuri dhe pas një marrëveshjeje për ndonjë kusht të tillë të vendosur nga Trupi Gjykues, duke përfshirë nëse Shteti i Tretë pranon që i akuzuari të jetë në territorin e tij dhe nëse ai shtet është i aftë ose i gatshëm për t’u ngarkuar me kushtet e përcaktuara nga Trupi Gjykues. Prandaj shtetet nuk “ofrojnë” asnjë garanci të tillë vetë, përveç nëse u kërkohet.

Siç u vu në dukje nga trupi gjykues i Apelit, i cili mbështeti vendimin e gjyqtarqve të procedurës paraprake mbi vazhdimin e ndalimit, një “garanci” nuk do të thotë automatikisht që një i akuzuar të lirohet.

Është vetëm një faktor, që mund të merret parasysh gjatë marrjes së vendimit për lirimin e përkohshëm.Rregullat e Procedurës dhe Provave bëjnë dallimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Treta. Një përkufizim i Shteteve të Treta nuk parashikohet në Rregullore.

Tags: gjykataSpeciale

Të ngjashme

Ekskluzive

Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Ekskluzive

Albini e do Kosovën, por nuk ia nuhat mirë punët! Çfarë thoshte Adem Demaçi për Kurtin!

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Ekskluzive

Çmenduria serbe: Fushatë e organizuar me thirrje për vrasjen e ushtarit amerikan ne Veri

nga Bota Press
3 Qershor, 2023
Ekskluzive

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani, profesionet në të cilat ka më shumë nevojë për punëtorë

nga Bota Press
3 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • E turpshme: Kërcënohet e ofendohet rëndë deputetja e PDK-së: “Ruju, sa të vij për pushime, kam me të pre me gjithë familje”
  • Brukseli e mbështet “planin e qartë” të OSBE’së për zgjedhje në Veri
  • “Vuçiq ik”, pamje nga protesta masive në Beograd kundër regjimit aktual
  • Rrëfehet ish-deputeti Fetah Berisha, Ia lirova vendin Ukshin Hotit për kryetar të degës së LDK-së në Rahovec (Video)
  • Ish-deputeti i Kuvendit kritika LDK-së: Përse duhet ta lëshoj kuvendin saherë e lëshon PDK-ja?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.