Ndonëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Spanja ka rezultuar shteti më pozitiv sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Europian edhe duke e matur me vende si Gjermania, Italia e Franca me të cilat Kosova ka edhe marrëdhënie bilaterale, përveç se e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Në një sondazh, grafiku i të cilit është publikuar nga Radio Evropa e Lirë shihet se shteti që ka më së shumti përkrahje nga këto vende është Mali i Zi, ndërsa më së paku përkrahje ka Kosova
Sa i përket mirëpritjes së Kosovës në Bashkimin Europian janë pyetur mbi 5,621 respodentë nga YouGov.co.uk, dhe rezultati del të jetë goxha interesant.
Spanja del të jetë vendi me disponimin më pozitiv sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Europian, ndërsa menjëherë pas saj vjen Italia.
Gjermania radhitet e 3-ta në këtë sondazh sa i përket disponimit për anëtarësimin e Kosovës, ndërsa siç edhe dihet, Franca ka më së paku disponim që kjo të ndodh.