Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, njëherësh edhe ish-bashkëpuntor i presidentit Rugova, Avni Spahiu në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin”, tha se në shumë nga bisedat e tij me presidentit Rugova ishte trajtuar fryma demokratike dhe ajo se çfarë përfaqësonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në botë.
Përveç bisedave të tyre, Spahiu tregoi edhe disa detaje nga një takimi ku ishte edhe Këshilltari i Sigurisë në Administratën e presidentit Clinton, Anthony Lake, ku gjatë këtij takimi Lake ia kishte përcjell Rugovës fjalët e presidentit Clinton.
“Na tha se i përcjell të falat e presidentit Clinton, iu drejtua Rugovës me këto fjalë, dhe më porositi që t’iu them se ‘ju jeni e vetmja dritë në tunelin Ballkanik”, tregoi Spahiu.