• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Spahhiu pas letrës së Biden: Çështja e ndryshimit të kufijve tani është jashtë konsiderate

nga Botapress.info
20 Prill, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Ish-amabasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka komentuar letrën e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Spahiu në Info Magazine tha se Biden në këtë letër rikonfirmon mbështetjen e SHBA-ve karshi Kosovës dhe thekson se do t’i qëndrojnë krah Kosovës në çdo hap të procesit të dialogut.

“Është shumë e rëndësishme që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe njëherë rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve për Kosovën. Kjo nuk është hera e parë që presidenti Biden e bën këtë pasi në disa raste ai ka theksuar partneritetin dhe miqësinë siç e thekson edhe në letrën e fundit si dhe është shumë inkurajues fakti se në letrën e tij ai po ashtu thekson se gjatë procesit të dialogut në çdo hap të këtij procesi Washingtoni do të jetë bashkë me Kosovën”.

Ish-ambasadori foli konkretisht edhe për pikat që përmban letra duke u foksuar më shumë tek dialogu, ku tha se mund të ketë kompromise nga të dyja palët.

“Në letër ka disa pika të rëndësishme duke përfshirë edhe ndihmën sa i përket sigurimit të vaksinave kundër COVID-19 – që është një lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën në këtë situatë që edhe njëherë dëshmon faktin se diplomacia jonë ka mundur të luaj një rol më të madh në sigurimin e vaksinave”.

“Çështja e dialogut përmendet sërish edhe në këtë letër dhe në të thuhet se Shtetet e Bashkuara do të jenë bashkë me Kosovën në këtë proces – por se ky proces nuk do të jetë i lehtë siç edhe sugjerohet në letër dhe duhet pritur të ketë edhe kompromise”.

“Natyrisht se çfarë mendon presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me kompromise është relative në letër dhe nuk mund të themi se ka menduar këtë apo atë. Por, pjesëmarrja në një dialog të tillë politik do të thotë se duhet të ketë kompromise nga të dy palët”, u shpreh Spahiu.

Tutje Spahiu tha se pas kësaj letre çështja e ndryshimit të kufijve është jashtë konsiderate.

“Nuk dihet se për çfarë kompromise mund të bëhet fjalë, por, tani është e qartë se në këtë aspekt çështja e ndryshimit të kufijve tani është jashtë konsiderate dhe nuk mendoj se është menduar për këtë kompromis – pra ndarje të Kosovës as që vije në shprehje tani. Bile kjo as nuk ka qenë pjesë e tavolinës së bisedimeve por se për të është folur në kuluare se mund të jetë njëra nga opsionet”./Botapress/

Tags: BidenSpahiu

Të ngjashme

Lajme

Haradinaj: Shtimi i KFOR’it dëshmon vendosmërinë e NATO’s që terrorizmi nuk kalon

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Kosovë

Viktimizohet Vuçeviq rreth sulmit terrorist në Banjskë: Ne asgjë nuk punojmë pas shpine

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Lajme

“Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën”

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Botë

E rrezikshme: Rusia mund të testojë një raketë me energji bërthamore

nga Bota Press
2 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • BE për sulmin terrorist: Kosova e ka mandatin të kryej hetime, Serbia të bashkëpunojë pa kushte
  • Haradinaj: Shtimi i KFOR’it dëshmon vendosmërinë e NATO’s që terrorizmi nuk kalon
  • Gjermanët kanë 85 ushtarë në Kosovë, mediat atje thonë se janë gati të dërgojnë më shumë
  • Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog
  • Viktimizohet Vuçeviq rreth sulmit terrorist në Banjskë: Ne asgjë nuk punojmë pas shpine

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.