Komuna e Prishtinës ka njoftuar të shtunën se për shkak të akviteteve që do të mbahen me rastin e “Ditës së Evropës”, të hënën më 9 maj do të mbyllën dy rrugë të kryeqytetit.
Hapet aplikimi për shtesën prej 100 euro për studentët, linku ku mund të aplikoni
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për rrugët “George Bush” dhe “Garibaldi”.
“Për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, këto rrugë do të jenë të mbyllura: Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës. Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat trotinetet apo ecni në këmbë, dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!”, thuhet në njoftim.