Kryetari i kuvendit, Dimal Basha, të shtunën e ka shpallur të mbyllur konstituimin e kuvendit, ndonëse nuk është zgjedhur nënkryetari serb.
Ai ka thirrur një mbledhje të kryesisë për sot, por nga PDK-ja dhe LDK-ja kanë thënë se s’do të marrin pjesë.
“Sot, kryetari i kuvendit shpalli të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa u zbatuar në tërësi Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës. Për Partinë Demokratike të Kosovës, kuvendi ende nuk është i konstituuar, sepse nuk është zgjedhur kryesia e tij në përbërjen e plotë kushtetuese. Në këto rrethana, PDK-ja e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të kryesisë së kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat u shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shteti”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Basha ka konstatuar gabimisht se seanca është konstituar, meqë Kushtetuta e thotë qartë që një gjë e tillë konsiderohet vetëm pasi të jenë zgjedhur të gjithë nënkryetarët.
Thirrja e mbledhjes së kryesisë nga Basha, Abdixhiku ka thënë se është antikushtetuese dhe s’marrin pjesë.
“S’marrim pjesë në çmenduri të tilla”, ka thënë ai.
Njohës të ndryshëm të zhvillimeve politike e kanë hedhur poshtë veprimin e Bashës duke thënë se seanca konstituive nuk mund të konsiderohet e përmbyllur pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.



Të tjera
Lajme
E dhimbshme: Vdes papritur 48-vjeçari gjatë një varrimi në Prizren
Një rast i hetimit të vdekjes
Ekskluzive Lajme
Dosja Epstein, dalin dokumente të reja me akuza kundër Trumpit
Dokumentet e FBI-së në lidhje me
Lajme
Sa pritet të zgjasë lufta kundër Iranit, tregon ushtria amerikane
Sulmi amerikano-izraelit në Iran ka hyrë