Viti 2023 nisi tragjikisht për familjen Kadrijaj nga Deçani pasi morën lajmin se familjari i tyre, Dardani që ishte raportuar i zhdukur u gjet pa shenja jete. Të brengosur jashtëzakonisht shumë për tri ditë me radhë, familja s’kishte asnjë informacion për fatin e tij. Dje gjatë ditës ai u gjet pas kërkimeve intensive, por fatkeqësisht pa shenja jete.
Sot Dardanit i jepet lamtumira e fundit në varrezat afër odës së fshatit në Rastavicë dhe ceremonia pritet të fillojë për pak minuta.
Tre fëmijë vazhdojnë të jenë në spital për shkak të lëndimeve nga mjetet piroteknike
“Njoftohen banorët e fshatit Rastavicë dhe më gjerë se varrimi i Dardan Musa Kadrijaj bëhët sot në ora 14 në varrezat afër odës së fshatit në Rastavicë.” Këshilli i Fshatit !”, thuhet në njoftimin e Këshillit të fshatit.
Burimet kanë bërë me dije se Dardan Kadrijaj është gjetur gjatë ditës së djeshme në fshatin Rastavicë, pas kërkimeve nga Policia, FSK-ja e forcat e kërkim shpëtimit. Me shpresën se 30-vjeçari do të gjendej shëndosh e mirë, ai u gjet i vdekur në një fushë të këtij fshati.
Posa është gjetur trupi i pajetë në vendin e ngjarjes dolën të gjitha njësitë përkatëse, teksa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka vdekur i riu, me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe kanë filluar hetimet.
Ndryshe, Dardani ishte larguar nga shtëpia mëngjesin e 28 dhjetorit dhe që nga ai moment askush s’ishte në dijeni për vendndodhjen e tij./Botapress.info/