Sot hapen shtëpizat e festave të fundvitit në Prishtinë

Hapja zyrtare e Tregut të Fundvitit do të bëhet sot në kryeqytet. Kështu ka informuar Komuna e Prishtinës. Hapja e tregut pritet të bëhet në orën 17:00 në sheshin “Xhorxh Bush”.

“Ejani të festojmë së bashku, me performancën muzikore nga Kori i fëmijëve ‘Okarina’ dhe ‘String String’”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

LEXO EDHE KETE

Gjendet 13-vjeçari që ishte raportuar si i zhdukur

Kujtojmë që, rruga nga Katedralja deri në drejtim të Hotel Grand, është mbyllur për kalimin e veturave nga 25 nëntori deri më 08 janar 2023./Botapress.info/

ngjashme