Nëse Presidenti Sllobodan Millosheviq nuk e ka në mend të bëjë paqe, ne e kemi në mend t’ia kufizojmë mundësitë që ai të bëjë luftë me kosovarët”.
Kështu ia jehonte fjalët ish-Presidentit të ShBA-së, Bill Clinton, gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” sot 25 vite më parë më 24 mars të vitit 1999, teksa raportonte për dritën e gjelbërt të autorizimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) për të bombsarduar caqet policore dhe ushtarake serbo-jugosllave të cilët kishin nisur – e në plan sistematik do ta zgjeronin në nivele fatale – spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj popullatës shqiptare të Kosovës.
New York Times shkruante se “duke i bërë jehonë shqetësimeve në Pentagon për humbjen e mundshme të pilotëve teksa ata sulmojnë sistemet e mbrojtjes ajrore të Ushtrisë Jugosllave, z. Clinton tha: ‘’Dua t’ju tregoj të vërtetën. Ky është si çdo veprim tjetër ushtarak. Ka rreziqe në të”.
Clinton, ishte i prerë para amerikanëve për sipërmarrjen e fushatës humanitare në shpëtim të shqiptarëve dhe në dënim të Millosheviqit kështu, siç e raportonte NYT:
“Por, zoti Klinton tha se mosveprimi kundër Sllobodan Millosheviçit, presidentit jugosllav, do të ‘diskreditonte’ NATO-n duke treguar se ‘ne nuk e mbajtëm fjalën’”.
“Por Presidenti Clinton kujtoi luftërat botërore të këtij shekulli për të argumentuar për veprime ushtarake. ‘Po sikur dikush të kishte dëgjuar Winston Churchill dhe të ngrihej kundër Adolf Hitlerit më herët?’ pyeti ai. ‘Sa jetë njerëzish mund të ishin shpëtuar? Dhe sa jetë amerikane mund të ishin shpëtuar?’’”.
NYT kujton edhe fjalët e Senatorin republikan amerikan, Chuck Hagel: “Historia do të na gjykojë ashpër nëse s’marrin veprim për të ndaluar këtë gjenocid që po sillet”.