Sonte, nata e fundit e “Sunny Hill”

Sonte është nata e fundit e festivalit të muzikës Sunny Hill, festival ky që për katër ditë priti artistë nga e gjithë bota për të performuar në Prishtinë.

Sunny Hill, edhe këtë herë është mbajtur në Parkun e Gërmisë.Në skenën e këtij festivali u ngjitën Dua Lipa, që është edhe organizatore e tij, artisti kolumbian J Balvin, Mahmood, Azet e Zuna Skepta e Diplo, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Ghetto Geasy dhe shumë të tjerë.

Mbi 20 mijë adhurues të muzikës morën pjesë në këtë festival.

Nata e fundit do të karakterizohet me muzikë elektrizuese, ku do të përformojë artisti i famshëm Diplo dhe shumë DJ të tjerë./Botapress.info/

ngjashme