Sokol Havolli ka dalë kandidati më i vlerësuar nga konkursi për Kryeshef të “Prishtina Parking”. Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të “Prishtina Parking”, e ka vlerësuar Havollin me më së shumti pikë krahasuar me kandidatët tjerë.
Kësisoj, institucioni që menaxhohet nga komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Përparim Rama, pritet që kryeshef të “Prishtina Parking”, ta bëjë ish këshilltarin e Isa Mustafës dhe ish kandidatin për deputet nga radhët e LDK-së.
Havolli ka qenë zëvendësguvernator i Bankës Qendrore të Kosovës dhe nga aty ka dhënë dorëheqje para pak muajsh.
Ndër arsyet e dorëheqjes Havolli kishte përmendur presionet politike si dhe sulmet ndaj menaxhmentit e anëtarëve të bordeve të kaluara.
Po ashtu, Havolli ka garuar në zgjedhje të përgjithshme si kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Havolli kishte qenë edhe këshilltar i Mustafës gjatë kohës sa ai ishte kryeministër./Botapress.info/