• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Shtyhet seanca për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

nga Bota Press
25 Tetor, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Seanca e parë për vrasjen makabre të biznesmenit Bedri Rexhepi, është shtyrë. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kërkesave nga avokatët.

Gazeta nga vendi i ngjarjes raporton se avokatët Alberina Foniqi e Shemsedin Pira që janë caktuar mbrojtës sipas detyrës zyrtare për dy të akuzuarit, kanë kërkuar që seanca të shtyhet.

Avokatët e Nexhat e Jeton Vllasaliut kanë kërkuar shyrjen, pasi nuk janë pajisur me shkresat e lëndës.

“Kërkoj me u shty sepse kështu më ka kërkuar i pandehuri”, tha avokati Pira.

Në një moment të seancës, i dyshuari Nexhat Vllasaliu ka thënë se është i pafajshëm. Por kjo nuk u mor si deklarim i fajësisë, pasi që ende nuk është ajo fazë.

Kërkesën për shtyrjen e seancës, e përkrahu edhe avokati i familjes Rexhepi, Besnik Berisha.

“Është fakt se hetimi për këtë rast është përballur me vështirësitë më të njohura në historinë e Kosovës. Pajtohem edhe unë që Gjykata të jep kohë shtesë, të pajisen me shkesa të lëndës e më pas të deklarohen fajtor ose jo. I pandehuri, edhe pse në faza të mehershme e ka pranuar fajësinë, ai do të mundohet të taktizoj duke mos e pranuar fajësinë. Dhe ne nuk duam të iu lejojmë hapësira ligjore për taktizime”, tha Berisha në seancë.

E prokurori Armend Hamiti, deklaroi se kanë pasur disa probleme teknike lidhur me inçizimet që i posedon Prokuroria.

“I kam thirrë te dy avokatet, iu kam tregu që ka shumë inçizime dhe se nuk kemi paisje për palët, ne në Prokurori. Kam kerkuar nga avokatët që t’i sjellin pajisjet, ata i kanë sjellë. Gjatë bartjes nga IT kemi pasur probleme, sepse eshte temë teknike. 1 javë kohë na duhen, për t’i siguruar”, u shpreh prokurori Hamiti.

Seanca e radhës u caktua për datën 14 nëntor në orën 15:00./Botapress.info/

Tags: Seancashtyhet

Të ngjashme

Kosovë

Gazetari kosovar ndiqet me veturë e kërcënohet me armë në Leposaviq (VIDEO)

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Ja çfarë simbolizon logoja e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Kosovë

Nxorën të gjallë një fëmijë 2 vjeç në Turqi, FSK-ja thotë se po bëjnë përpjekje t’i shpëtojnë edhe nënën

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023
Lajme

Haradinaj: Kurti ka rrezikuar interesin nacional të vendit, duke mos u koordinuar me SHBA-në

nga Bota Press
8 Shkurt, 2023


Lajmet e fundit

  • Gazetari kosovar ndiqet me veturë e kërcënohet me armë në Leposaviq (VIDEO)
  • Kriza s’i prek bankat: 140 milionë euro fitim i pastër gjatë vitit 2022
  • Ngjarja e dhimbshme për familjen Hasani nga Mitrovica, kjo është gruaja që vdiq në QKUK pasi tentoi t’i jap fund jetës
  • Shteti merr sërish në dorë çmimet e naftës, gjenden mospërshtatje me çmimet në botë
  • Ja çfarë simbolizon logoja e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.