Kreu i diplomacisë sllovake, Rastilav Kacer ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme në Bruksel. Ai ka thënë se e mirëpret faktin që kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vucic kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar me implementimin e propozimit të BE-së.
Delawie: E turpshme, Serbia nuk është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen
Kacer thotë se tashmë është e nevojshme që të bëhet punë shumë e madhe dhe ka shprehur përkrahjen e Sllovakisë për Josep Borellin dhe Miroslav Lajcakun për aktivitetin që do të kenë në vazhdim.
“Gëzohem që dëgjoj lajme pozitive nga Brukseli. Përshëndes gatishmërinë e shprehur të presidentit të Serbisë Aleksander Vucic dhe kryeministrit Albin Kurti për të vazhduar me zbatimin e Propozimit të BE-së. Duhet punë e madhe tani. Mbështetja jonë është për Borell dhe Lajcak në punën që bëjnë në emër të BE-së”, ka shkruar Kacer.
Sllovakia është një nga pesë vendet e BE-së që vazhdon të mos e njohë Kosovën shtet. Zgjidhja e problemti të Kosovës me Serbinë pritet të jetë determinuese në qëndrimin e 5 shteteve të BE-së për pavarësinë e Kosovës.