Një militant i partisë në pushtet, Vetëvendosjes, me emrin Hamdi ka telefonuar në një televizionin lokal të Istogut.
Moderatorja e emisionit e pyeti militantin e VV’së se çfarë mendon se për deklaratën e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhet, pavarësisht kryeministrit të Kosovës.
Simpatizanti i VV’së tha se Amerika është ujk i rrezikshëm, ndërsa sipas tij Stalini i ka mbrojtur shqiptarët.
Ujë shumë i rrezikshëm është Amerika jo veç për ne, por, për të gjithë botën. Unë jam antiamerikan. E njoh politiken amerikane. Një shtet qe nuk kqyr me rahatu kërkon, veç me plaçkit, me vjedh, ai nuk është shtet. Qikjo Amerika e përkrahi Serbinë, e vetmja që e pshtoj e bani shtet, Stalini i mbrojti”, tha ai.
Tutje, ai tha se po të ishte në vend të Kurtit do t’i thoshte Escobarin që nuk ka diskutime.
“Po qysh e bon ti pa Albinin. A luftë po don me ba n’shtet ktu a?. Albini o përgjegjës, ai ka me marrë pjesë në diskutime. Unë Escobarin nuk e kisha lanë këtu hiq, po çuditna me kryeministrin, ndoshta ai nuk po e din çka po i përgatitet, se i kisha thanë ska bisedime hiq”, u shpreh Hamdia.