Është pjestar i Policisë së Kosovës, institucionit më të besueshëm dhe më të pavarur në Republikën e Kosovës. Por, personi që shihni në foto është rreshter i Policisë së Kosovës. Mban uniformën e Policisë së Kosovës. Ka emër e mbiemër. Quhet Fehmi Aliu. është mik i ngushtë i deputetit të Vetëvendosjes Mufail Bajçinovci, shkruan Botapress.
Por pjestari i policisë së Kosovës me gradën rreshter, merret edhe me komentime në Facebook. Madje edhe me aludime, sharje e ofendime. Ndër të tjerash edhe ndaj gazetarëve që nuk mendojnë si ai dhe si dosti i tij, deputet i Vetëvendosjes.
Polici Fehmi Aliu ka komentuar rastin e arrestimit të një pjestari serb në Veri të vendit, i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj pjestarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve gjatë protestave në Veri të vendit.
Me këtë rast, pjestari i Policisë së Kosovës, me gradën rreshter, mik i ngushtë i deputetit të Vetëvendosjes Mufail Bajçinovci, i quajtur me emër e mbiemër: Fehmi Aliu ka postuar një koment në faqen e tij të Facebook-ut me këtë përmbajtje:
A reagoi Kajtazi@Buzhala për dostin e tyre a hala a jo?
Ndaj këtij postimi ka reaguar gazetari dhe opinionisti Vehbi Kajtazi i cili ndër të tjerash ka shkruar se këtë rast do ta lajmëroj në Inspektoratin e Policisë së Kosovës ndërkaq herën tjetër “…do t’i pergjigjem me gjuhen qe di ta lexoje ky polic!”
Ja reagimi i Vehbi Kajtazit i postuar në faqen e tij në Facebook:
Ky zotriu se fundmi eshte graduar rreshter ne Policine e Kosoves. Eshte shok i ngushte i deputetit te nderuar, Mefi.
Por, te vetmen pune qe ben ai jane sharjet, fyerjet dhe shpifjet kunder gazetareve dhe mediave te cilat i ben ne cilesi te nje servili te pergazte te pushtetit.
Per keto postime do ta raportoj ne Inspektoratin Policor.
P.S.
Kesaj here po shkruj me gjuhe normale. Heren tjeter do t’i pergjigjem me gjuhen qe di ta lexoje ky polic.