Me gjuhë skandaloze është shprehur deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi për aktivistët e vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Historikisht e di ky vend kush është viktimizu. Ju veç në kohë zgjedhjesh na tregoni qysh janë vra disa njerëz prej politike e sene”, thotë ai.
Komisioni Hetimor për rezerva shtetërore, ka kohë që nuk mundet të punojë për çka është thirrur. Në mbledhjen e sotme të Komisionit, diskutimet ishin të pamundura, shkaku i fjalimeve të deputetëve të Vetëvendosjes në këtë Komision.
Halil Thaçi, deputet i Vetëvendosjes, në një moment ngjalli debat të ashpër shkaku i akuzës ndaj LDK-së se ‘viktimizohet vetëm në kohë zgjedhjesh’.
Më poshtë, një pjesë e transkriptit, përcjell Nacionale:
Halil Thaçi: Marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë votuar nga viti 2023 nga PDK, e tha edhe kryesuesi.
Dikush e ka keqkuptu punën e Komisionit hetimor parlamentar.
Ne si Komision kemi mandat për hetim. Nuk kemi për të ardhë e për të bo filma para kamerave këtu.
Kemi një mandat që duhet të punojmë.
Por si dështoi puna dhe si po neglizhohet puna nga vetë ju opozita. Unë nuk kam faj nëse kryesuesi nuk i di rregullat dhe ligjet.
Valentina Bunjaku Rexhepi: Për filma nuk jemi të interesumë hiç, pashë Zotin mos u viktimizioni. Shumë palidhje tuj u viktimizu. Na po dojmë, na ashtu na kështu. Hajde po kalojmë next.
A po pranoni bashkarisht me bë kërkesë zgjatjen e Komisionit hetimor edhe na po pranojmë me iu drejtu Agjencisë.
Por, pjesa më poshtë, ishte ajo që ngjalli shumë reagime sërish, shkruan Nacionale.
Halil Thaçi: Historikisht e di ky vend kush është viktimizu.
Ju veç në kohë zgjedhjesh na tregoni qysh janë vra do njerëz prej politike e sene.
Doarsa Kica Xhelili: A janë vra? Qysh s’po të vjen more marre me folë për njerëz të vramë të LDK-së?
Valentina Bunjaku Rexhepi : Na jena viktimizu, ju nuk e njihini historinë. Ju nuk e keni pranu shtetin. Kush po bën filma këtu. Ju nuk e njihni shtetin e juaj. Ju keni dalë jashtë kur u këndu himni. Ju nuk e njihni historinë e kombit tënd.
Kush janë ata të vramë bre? A janë gjallë diku a?
Gjuha skandaloze e deputetëve ka vazhduar edhe më tej.
Në një moment, deputeti Driton Hyseni i Vetëvendosjes, i tha deputetes së LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi: ‘Qetësohu, se po të sheh familja jote në këtë gjendje’.
Pse Komisioni nuk po arrin të funksionojë?
Ndonëse kanë mbetur më pak se një muaj mandat, Komisioni Hetimor Parlamentar për Rezervat nuk po arrin të shtyjë para agjendën, pasi pozita e opozita nuk po gjejnë dakordim që të shtyjnë përpara kërkesën për sjellje të dokumentacionit nga ana e Ministrisë së Industrisë, gjë e cila sipas partive opozitare do të mund të luante rol në zbardhjen e së vërtetës në lidhje me keqpërdorimet e mundshme.
Për të shtyrë para agjendën komisioni po mbanë mbledhjen e radhës, në të cilën nga mazhoranca propozuan që të konsultohet Ligji për Qasje në Dokumentacion të Kualifikuar para se t’i kërkohen dokumente ministrisë./