Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi gjatë të mërkurës [dje] ka njoftuar se ka thirrur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet sot në orën 12:00.
Kjo seancë ka për qëllim adresimin e “skandaleve” të fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Diskutimet në këtë seancë pritet të përqendrohen në mesazhet e publikuara kohët e fundit midis koordinatores së komisionit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, dhe ish-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi në Facebook.



Të tjera
Uncategorized
Warum das Viggoslots VIP Programm für High Roller ideal ist
In diesem Artikel werden wir die
Lajme
Tërmet në Bosnje, dridhjet zgjuan qytetarët
Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë
Lajme
Temperatura të larta sot, por priten edhe stuhi me rrufe e breshër
Sot në Kosovë pritet të mbajë