Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjën qendrore këtë mëngjes, sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti u regjistrua në orën 6:18 të mëngjesit sipas kohës lokale. Epiqendra ndodhej rreth 11 kilometra në lindje-juglindje të Zenicës, ose 43 kilometra në veriperëndim të Sarajevës, në një thellësi të vlerësuar prej 10 kilometrash.
Dridhja u ndje në Zenicë, Sarajevë dhe zonat përreth. Qytetarët ndanë përvojat e tyre në faqen e internetit të EMSC, duke deklaruar se tërmeti ishte jetëshkurtër, por mjaft i fortë për t’u ndjerë veçanërisht në ndërtesat shumëkatëshe.
“Dridhje të forta në katin e pestë në Zenicë,” shkroi një përdorues.
Aktualisht nuk ka raportime për dëme materiale ose lëndime.



Të tjera
Aktuale
Gjykimi në Hagë, Serwer: Jam penduar që kam mbështetur krijimin e Dhomave të Specializuara
Profesori amerikan, Daniel Serwer ka folur
Aktuale
Ambasada Amerikan në Kosovë organizon pritje për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
E Ngarkuara me Punë e Shteteve
Lajme
Tërmet në Bosnje, dridhjet zgjuan qytetarët
Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë