Politikani shqiptar Bujar Nallbani, ish kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i është referuar si “në kufi me Serbinë”, Tropojës, qytetit verior shqiptar që nga vendasit njihet edhe si Malësia e Gjakovës.
Në një debat mbrëmë në Report TV ku po flisnin për zhvillimet në PD dhe kryetarin e kësaj partie, Sali Berisha, Nallbani pati një përplasje me gazetarin Isa Myzyraj.
“Lider s’quhet ai [Sali Berisha], sepse merret vesh se nga vjen. Ata që vijnë nga andej nga kufi me Serbinë nuk quhen liderë për mua”, tha Nallbani.
Gazetari Myzyraj i regoi, duke i kërkuar ta “mbajë gojën”.
“E para, mbaj gojën, se andej nga kufi me Serbinë vij edhe unë…”
“Nuk të njoh, nuk e di… Ti s”flet si Saliu, prandaj…”, ia ktheu Nallbani.
Gazetari i tha atij se s’mund të shprehej ashtu dhe se duhet të kërkonte falje.
“Por s’mund të thuash që ata që vijnë nga veriu… E para, se e keni shumë gabim dhe në këtë rast duhet t’u kërkosh falje këtu të gjithë atyre që vijnë nga ‘kufi me Serbinë’”, tha ai.
Nallbani tha se mund t’u kërkojë falje “të gjithëve, perveç Saliut”.
“Me Saliun bëj çfarë të duash. Ne që vijmë nga andej jemi qytetarë të ndershëm të këtij vendi dhe ke bërë një gabim shumë të madh sot. Tropoja nuk është në kufi me Serbinë zotëri – është në kufi me Kosovën”, i tha gazetari.
“Por ka qenë me Serbinë, po flasim për atë kohë kur ka qenë”, ia ktheu Nallbani, duke thënë se e njeh demografinë e kufijve.
Gazetari tha se “njeriu ka kohë me u koritë edhe orën e fundit të jetës së tij”.



Të tjera
Lajme
Dekretohet ligji për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Është dekretuar ligji për ratifikimin e
Aktuale
Aktakuzë për togerin e Policisë së Kosovës, dyshohet që deri më 17 korrik 2025 ka spinuar për BIA-n serbe
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Aktuale
Osmani ia merr Vetëvendosjes këtë deputete për zgjedhjet e 7 qershorit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka