Skandal në BBVA – Arbana bën veprimin dyshues në mes të emisionit

Produksioni i ‘Big Brother VIP Albania’ është vënë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut për disa ngjarje specifike. Mirëpo, ajo që ndodhi mbrëmë në Prime tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve.

Të shtunën e kaluar u hap një televotim për të zgjedhur banorët e preferuar. Deri tani jemi ‘në rregull’.

Mbrëmë ka mbërritur zarfi me emrat e personave më pak të preferuar, të cilin Arbana do ta lexonte. Por nuk ndodhi kështu. Ajo lexoi emrat jashtë peshores.

“Është koha për të thënë se kush do të nominohet sonte”

Fillon të thotë këtë fjali Arbana, e cila i mban gjithë kohën sytë nga skela, duke mos përfillur zarfin në dorë.

Ky moment lë shumë dyshime për ‘fuqinë’ që ka publiku dhe produksioni, duke lënë të mendohet se ky i fundit është ai që vendos për fatin e banorëve, i cili kandidohet, madje edhe fituesi i edicionit.

Tashmë, Nita, Kristi, Keisi dhe Armaldo u pëlqyen më pak nga publiku dhe për këtë arsye automatikisht kaluan në nominim. Pas nominimeve, në televotim u shfaqën Nita, Ermiona dhe Armaldo.

ngjashme