Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dje ka cicëruar në profilin e tij në Twitter rreth një takimi që kishte pasë me zëvendëssekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, transmeton Periskopi.
Bislimi kishte njoftuar se Berge e kishte mirëpritur iniciativën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Mirëpo, zyrtari i lartë i këtij institucioni ka demantuar Bislimin, duke ia kthyer në Twitter se asgjë që ka shkruar nuk është e saktë.
‘’Ky fatkeqësisht nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me një aplikim të mundshëm në Këshillin Evropian’’, është reagimi i Berge.
Ndërsa, postimi i plotë i zv.kryeministrit është si më poshtë:
‘’Kënaqësi të takoj @DSGBjornBerge gjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në KIE. Diskutimi ynë u përqendrua edhe në theksimin e progresit , reformave dhe harmonizimit me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme.’’/Botapress.info/