Teksa afron nata, rritet pasiguria e qytetarëve ukrainas për një sulm “dinak” nga ushtria ruse. Sirenat e luftës janë dëgjuar kudo nëpër Kiev.
Orari i ndalimit të qarkullimit ka hyrë në fuqi dhe qytetarët janë strehuar nëpër metrotë e qytetit.Rrugët e Kievit kontrollohen nga ushtria dhe vullnetarët, ndërkohë që gjatë ditës së sotme, qeveria i bëri thirrje qytetarëve që të mos e shkelin orarin e qarkullimit.
Një mbrëmje më parë, Ukraina e cilësoi “fitore” pasi sipas tyre kanë shkatërruar dhjetëra tanke, mjete luftarake lufte dhe rrëzuar disa avionë.
Të shumtë sipas tyre janë edhe humbjet e jetëve në radhët e rusëve. Drejtuesit e Kievit, kanë vendosur një shtetrrethim që do të nisë nga sot deri të hënën. Ata janë të zotuar se do të përballen egërsisht me armikun dhe do të mbrojnë territorin e tyre.