Sipas mediumit radioteleviziv i cili veç njëherë u emetua dhe kurrë më nuk u pa e nuk u degjua me emrin tashmë të harruar TV Vetëvendosje, në një nga emisionet speciale ishte paraparë që të emetohej një dokumentar i shkruar, i inçezuar dhe i montzhuar me të gjitha fabrikimet e propagandës populliste të Albin Kurtit e të Vetëvendosjes.
Burimet tona të fshehta brenda klubit të propagandës populliste të Vetëvendosjes na bëjnë të ditur se ky dokumentar, qëllim dhe synim kryesor të vetin, kishte akuzimin pa fakte dhe me parolla populliste, e ministres së atëhershme të Financave të Qeverisë Hoti, për bashkëpjesëmarrje në zhdukjen e 2 milion eurove nga Thesari i Buxhetit të Kosovës.
Krejt narrcioni popullist, shpifës e denigrues do të bëhej me qëllim te deskriditimit publik të ministres Hykmete Bajrmai dhe ish-kryeministrit Avdullah Hoti.
Në këtë propagandë u rreshtuan edhe “guximtarët” e shpifur të njohur si ish-profiterë të LDK- dhe të perkrahur me të madhe nga Diaspora me moton: Krejt Diaspora me shpifjet e Albin Kurtit e të Vetëvendosjes!
Dhe qëllimi u arrit!
Ndryshimi i madh ndodhi më 14 Shkurt 2021!
Tash paguajeni faturën e dyfishuar të energjisë elektrike sepse “Erdhi nata, u zhduk dita!”
E ju “vllaznia e mëdhënj” nga diaspora lëshone pak ma gjatë dorën për vellezërit e vegjël në Kosovë se Albini, që ju bonit presion me e votu me krejt familjen “…se nuk ju qoj ma pare hiq” e ka shtrenjtu dyfish rrymën!
Nejse!
Kjo puna e 2 milion eurove po zbardhet nga drejtësia e pavarur dhe e sulmuar nga VV-ja, por po nxihen gjithnjë e më shumë fytyrat e atyre që shkruan, hartuan e fabrikuan parolla e dokumentare kundër ish-ministres Hykmete Bajrmai.
P.S. Ky shkrim u shkrua në bazë të fabrikimeve të TV Vetëvendosjes në YuTube, një medium radioteleviziv që u shua para se të themelohej!