Botapress, 1 Mars – Morali në mesin e trupave ruse ka rënë deri në atë pikë sa disa njësi po “dorzohen” te ushtarët ukrainas pa luftë, tha të martën një zyrtar i lartë i mbrojtjes se Pentagonit amerikan.
Zyrtari nuk tha se sa prej ushtarëve – të cilët me sa duket po përballen me mungesë karburanti dhe ushqimi – janë dorëzuar, por tha se ata po vërejnë “sjellje të caktuara kundër rrezikut nga ushtria ruse”, shkruan The New York Post, percjelle Botapress.
LEXO EDHE KETE
“Rusët janë befasuar nga disa nga problemet morale që po përjetojnë dhe mendoj se ata nuk janë shumë të kënaqur me sfidat e logjistikës dhe të mbështetjes që kanë pasur”, tha zyrtari gjatë një konference për shtyp.
Zyrtari gjithashtu përshkroi shumë nga trupat e Kremlinit si “rekrutë” dhe “shumë të rinj” të cilët nuk janë trajnuar mirë dhe nuk ishin plotësisht të informuar mbi qëllimin e asaj që do të bënin kur të pushtonin.
PHOTO REUTERS