Simboli i pavarësisë së Kosovës – rrëfim nga shokët e komandantit Adem Jashari

Ali Januzi, ish-bashkëpunëtor i Adem Jasharit i cili që nga vitet e ’80-ta kishte vepruar ilegalisht,  ka rrëfyer për takimin e parë me komandantin legjendar dhe përshtypjen që i kishte lënë.

LEXO EDHE KETE

Pamje nga parakalimi i Togut ceremonial të FSK-së në sheshin “Zahir Pajaziti”

“Unë kam dëgjuar për të bëmat e Adem Jasharit, për guximin e tij për rezistencën dhe heroizmin e tij që e kishte bërë në vitin 1991. Kisha dëgjuar për gjitha aktivitetet e tij por nuk e kam njohur. Një ditë po rri me Ramadan Rexhmanovin dhe ai mu drejtua me këto fjalë: Ademi më ka porosit me të marr ty dhe me shku se po të njeh ty dhe ka dëgjuar për figurën tuaj, kemi vendos një të hane e kemi shkuar në Prekaz ka qenë tetori i vitit 1995. Posa jemi shku jemi fut në odën e Ademit na kanë prit dhe për herë të parë aty u njoha me Ademin. Luli djali i Ademit na futi në odë na pjeku nga një kafe”, ka treguar Januzi.

Tutje, ai ka thënë se biseda e parë me Jasharin ka qenë e rëndomt, ndërsa në takimet tjera është diskutuar për luftën./Botapress.info/

ngjashme