Simboli i diktaturës në “Sunny Hill”, reagon lideri i grupit “Asgjë Sikur Dielli”: Ja si qëndron e vërteta

Shfaqja e flamurit shqiptar me yllin komunist në skenën e festivalit “Sunny Hill” ka nxitur një debat politik në lidhje me promovimin e simboleve komuniste.

Në lidhje me rastin është prononcuar dhe artisti Alban Limani, lideri i grupit të famshëm “Asgjë Sikur Dielli”, i cili është dhe artisti pjesë e performancës së të cilit ishte dhe flamuri kuqezi me yllin komunist.

Përmes një status në facebook Limani shkruan se videoklipi ku shfaqet flamuri me yll ka si qëllim shembjen e komunizmit dhe jo glorifikimin e tij.

“Videoklipi i këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?” është publikuar në vitin 2005 dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.

Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në videoklip shembet komunizmi.

Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i përkasim familjeve të persekutuara.

It’s only Rock n’Roll”a

ngjashme