Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe Zëdhënësja e EULEX-it, Ioanna Lachana, në një intervistë për Gazetën ka folur rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, dhe angazhimin e EULEX-it.
Lachana e ka cilësuar shqetësuese situatën e sigurisë në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, pasi sipas saj, në veri ka prani të personave që janë të maskuar dhe të armatosur.
Sulmohet seksualisht një nxënëse në oborrin e shkollës ekonomike në Ferizaj
“Situata e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës është shqetësuese dhe e tensionuar. Gjatë patrullimeve tona vëzhguese, ne jemi duke qenë dëshmitarë të një pranie shqetësuese të armatosur, shpesh herë nga individë dhe grupe të maskuara në pjesën veriore të Kosovës. Kjo është e papranueshme. Gjithashtu, ne jemi dëshmitarë të ngritjes së barrikadave shtesë, të cilat duhet të largohen menjëherë. Ato janë të kundërligjshme dhe e pengojnë lirinë e lëvizjes”, tha ajo.
Ajo shtoi se në kuadër të mandatit dhe kapaciteteve të tij, EULEX-i është përkrahës i këtyre masave parandaluese, por që nuk mund ta zëvendësojnë Policinë e Kosovës, e cila është reaguesi i parë i sigurisë.
“Krahas këtyre shqetësimeve, edhe kriminaliteti në pjesën veriore të Kosovës është shqetësues. Vakumi i sigurisë i krijuar pas dorëheqjeve të policëve serbë të Kosovës mund të shfrytëzohet nga grupet kriminale. I takon agjencive të zbatimit të ligjit që ta parandalojnë këtë. Në kuadër të mandatit dhe kapaciteteve të tij, EULEX-i është përkrahës i këtyre masave parandaluese, por ne nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Kosovës, e cila është reaguesi i parë i sigurisë”./Botapress.info/