Anëtarja e Kryesisë së LDK-së profesoresha Sibel Halimi ka reaguar ndaj sondazheve të porositura të Lëvizjes Vetëvendosje. Halimi ka shkruar se “…Kur rezultatet nuk ekzistojnë, pushteti aktivizon propagandën!
Ja postimi i Sibel Halimit në Facebook
Në vend se sot të listohen të arriturat, e të angazhohet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, ky pushtet i kthehet të vetmes punë që di ta bëjë, propagandës. Pjesë e saj është edhe sondazhi i paralajmëruar për sonte, me mostra të manipuluara e shifra të fabrikuara!