Si u merrte ryshfet pacientëve mjeku që mori besimin e Kurtit për ta drejtuar SHSKUK-në

Kryeministri Albin Kurti në korrik të viti të kaluar ka emëruar Isuf Zekajn, anëtar të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK). Ndërkohë sot, emri i kirurgut Zekaj po përmendet për një aferë të korrupsionit. Ai po dyshohet se të paktën, në dy raste ka marrë para nga pacientët për të kryer operacione, shkruan Insajderi.

Isuf Zekaj, shefi i kirurgjisë në Spitalin e Vushtrrisë sipas raportimit të Gaztës Shneta, njëherë ka marrë 200 euro e pastaj 250 euro.

LEXO EDHE KETE

“Është vetëmbrojtur” – avokati i Azem Kurtajt numëron shkeljet që po bëhen në rastin e pjesëtarit të FSK

Pacienti i parë i shtrirë në repart pas operacionit, deklaronte se i është dashur të paguaj 200 euro për materialet e nevojshme për intervenim. Pacienti hezitonte të tregonte detaje duke thënë se për të ishte e rëndësishme që të kryente punë.

Në rastin e pacientit të dytë të operuar nga Zekaj, flet një familjar i pacientit i cili thotë se i ka dhënë mjekut 250 euro me arsyetimin për të blerë materialet.

amiljari: Ai i ka kry krejt se unë nuk dijsha

Sinjalizuesi: Kush vllau a?

Pacienti: Unë, unë.

Sinjalizuesi: Ti ja ke dhanë doktorit a?

Familjari: Po doktorit ja kam dhënë.

Sinjalizuesi: Sa ja ke dhënë?

Familjari: 250...Janë tha do më të dobëta 180, por më mirë është 250.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Qeveria Kurti për të parë se si do të veprojë me rastin, se a do të ketë shkarkim, por deri në këto momente ska pranuar përgjigje./Botapress.info/

ngjashme