Guvernatori i rajonit rus Belgorod, Vyacheslav Gladkov, ka shpallur gjendjen emergjente gjatë ditës së sotme si rezultat i situatës së tensionuar dhe sulmeve të vazhdueshme ukrainase në atë rajon.
Gladkov tha se janë shkaktuar dëme të mëdha, përfshirë shkatërrim shtëpish dhe ka njoftuar se tani është shpallur gjendja emergjente.
Rajoni Belgorod që kufizohet me rajonin ukrainas Kharkiv dhe atë të Kurskut – ishin objektiv i sulmeve ukrainase me dronë.
Komandati i ushtrisë ukrainase Oleksandr Syrsky ka njoftuar dy ditë më parë se trupat ukrainase kontrollojnë 1 mijë kilometra katrore të territorit rus në rajonin Kursk, derisa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të nesërmen se Ukraina ka nën kontroll 74 vendbanime.
Si përgjigje nga inkursionit, presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar dëbimin e forcave ukrainase nga toka ruse.
Alexei Smirnov, guvernator i rajonit Kursk tha se 121 mijë persona janë evakuuar derisa shumë tjerë kanë vendosur me vetëdëshirë të qëndrojnë në Kursk.
Autoritetet e atjeshme planifikojnë të evakuojnë edhe 180 mijë tjerë.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar