• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Si po e presin qytetarët korçarë ardhjen e Goran Bregoviçit?

nga Bota Press
10 Gusht, 2021
në Lajme, Shqipëri
ShareShareShare

Lajmi që Goran Bregovic do të performojë në festën e birrës në Korçë ka nxitur zërin e shumë figurave publike në kundërshtim me pjesëmarrjen e tij. Por Bashkia e Korçës nuk e ndërron axhendën dhe ka bërë të ditur që i qëndron ftesës për këngëtarin me famë botërore e shumë më shumë ballkanike. Por çfarë mendojnë për këtë qytetarët korçarë.

Qytetarët e Korçës ishin të ftuar në fundjavë në një protestë të organizuar kundër ardhjes së këngëtarit serb , por kjo protestë u quajt e ‘dështuar’ pasi morën pjesë vetëm katër persona, ku një ndër to ishte edhe ish deputeti Kujtim Gjuzi. Në pankartën që mbanin në duar emri i këngëtarit ishte shkruar gabim duke e quajtur Gregor Bregovic.

Por afrë mendojnë për këtë qytetarët korçarë? Top Channel në një kronikëtë realizuar dje pyeti disa prej tyre.

Qytetari 1: “Po ne as e njohim fare bre, për herë të parë po I dëgjoj emrin…

Qytetari 2: Çfarë do që të ndodhë janë shqiptarë, kupton, janë shqiptarë… Po pse, nuk kemi ne këngëtarë sa të duash ë? Këngëtarë që u merr vesh se çfarë thonë. Atij çfarë do i marrim vesh?

Qytetarja 3: Artistët mund të venë kudo. Kështu vete edhe çupa ime, Anxhela Peristeri, në tërë botën vete…Kështu që edhe ai le të vijë…

Ndrhyn gazetarja: Është shoqëruar me një debat në fakt…

Qytetarja 3: Po le të bëhet mo debate, ka kudo debate aman, këto avaze janë gjithnjë… Ne edhe më përpara, kur ishim atëhere, e zinim jugosllavin, dëgjonim Zdravkon, dëgjonim të tëra, ska ndonjë gjë, nuk merremi me këto gjëra… Sidomos Korça. Korça është e kulturës.

Ndërkohë që një pjesë e këngëtarëve të Kosovës  që ishin të ftuar kanë bojkotuar festën e birrës. Capital T ka publikuar një video në “Instagram” ku tregon se nuk do të jetë pjesë e koncertit, e madje i bën thirrje Bashkisë së Korçës që të anulojë prezencën e këngëtarit serb në Shqipëri, për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur.

Jam e bindur që kjo është një dezinformatë ka qenë reagimi i parë që erdhi nga artistja Vesa Luma.

Po ashtu,këngëtarja Besa Kokëdhima, ka bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e Bregoviç në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.

Edhe reperi Stresi ka zgjedhur ta bojkotojë këtë event, duke i bërë thirrje të gjithëve të ndjekin të njëjtën linjë

Me anë të Instagramit, Noizy ka dhënë një ide për të krijuar një festival po në të njëjtën ditë dhe orë me festën e Birrës në mënyrë që ta bojkotojnë këngëtarin Goran Bregovic

Edhe këngëtarja Dafina Zeqiri iu është bashkuar artistëve të cilët kanë iniciuar nismën “Bojkoto Festivalin”.

Top Channel

Tags: Goran Bregoviqkorcaret

Të ngjashme

Kosovë

KEK-u reagon ndaj KEDS-it dhe KESCO-s: Po fajësoni për përgjegjësitë e juaja

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Lajme

Starton ndeshja e Guild Eagles ndaj ekipit rus, këtu mund ta ndiqni live

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Kosovë

Ekskluzive: Iniciohet procedurë disiplinore ndaj tre policëve të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023
Kosovë

Pamje kur aktivisti serb në Veri shoqërohet në Polici

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • KEK-u reagon ndaj KEDS-it dhe KESCO-s: Po fajësoni për përgjegjësitë e juaja
  • Starton ndeshja e Guild Eagles ndaj ekipit rus, këtu mund ta ndiqni live
  • Ekskluzive: Iniciohet procedurë disiplinore ndaj tre policëve të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë
  • Pamje kur aktivisti serb në Veri shoqërohet në Polici
  • Hill: Modeli i Vishegradit është ai që i duhet Ballkanit Perëndimor

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.