Grafika që pasqyron lëvizjen e mbështetjes elektorale për partitë kryesore në Kosovë nga zgjedhjet e vitit 2021 deri te projeksionet për vitin 2026 tregon ndryshime të dukshme në raportet e forcave politike.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbetet subjekti më i madh politik në vend, megjithëse krahasuar me rezultatin e vitit 2021 ka shënuar rënie. Nga afro 50 për qind e mbështetjes në vitin 2021, partia ra në rreth 42 për qind në vitin 2025, u rikthye përkohësisht në 50 për qind në fund të po atij viti, ndërsa për vitin 2026 projektohet në rreth 42 për qind.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje graduale. Nga rreth 16 për qind në vitin 2021, ajo arriti në 20 për qind në vitin 2025 dhe ruan këtë nivel edhe në projeksionet për vitin 2026, duke u konsoliduar si forca e dytë politike.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka regjistruar rritje krahasuar me vitin 2021. Mbështetja për LDK-në është rritur nga rreth 12 për qind në mbi 16 për qind në vitin 2026, pavarësisht luhatjeve gjatë periudhës së analizuar.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një nivel relativisht të qëndrueshëm. Nga rreth 6 për qind në vitin 2021, ajo pësoi një rënie të lehtë gjatë vitit 2025, por rikthehet sërish në afërsi të nivelit fillestar në projeksionet për vitin 2026.
Lista Serbe paraqet luhatje më të vogla, duke kaluar nga rreth 4.5 për qind në vitin 2021 në afërsisht 5 për qind në vitin 2026.
Grafika e prezantuar nga REL, tregon se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka humbur mbështetje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa partitë e tjera kryesore kanë shënuar rritje ose kanë ruajtur pozitat e tyre. Diferenca mes partisë së parë dhe rivalëve mbetet e konsiderueshme, por trendi tregon një ngushtim gradual të epërsisë së saj ndër vite



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar