Një mosmarrëveshje e çastit për parkim ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e 11 gushtit në Hajvali të Prishtinës, ku një burrë u vra me armë zjarri.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 21:40, Policia u njoftua për të shtëna në rrugën “Minatori”.
Në vendngjarje, afër një veture Mercedes me targa britanike CEI5VYM, u gjetën njolla gjaku dhe një gëzhojë e kalibrit 9 mm.
Hetimet e para tregojnë se pas një konflikti për parkim, i dyshuari Xhemajl Nuhiu mori një armë zjarri dhe e qëlloi në kokë Muhamet Matoshin. Viktima u dërgua me urgjencë në QKUK, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë.
Pas krimit, i dyshuari u largua me veturën Mercedes në drejtim të panjohur. Policia ka urdhëruar alarmim të të gjitha njësive dhe pikave kufitare për identifikimin dhe ndalimin e tij.
Në vendngjarje punuan njësitë e hetimeve rajonale, prokurorja e Krimeve të Rënda dhe mjekësia ligjore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Për rastin janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, ndërsa hetimet për kapjen e autorit vazhdojnë.



Të tjera
Lajme
Komuna e Prishtinës merr masa ndëshkuese ndaj “Ujësjellësit”
Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masa
Lajme Showbiz
Rikja “thyhet në mes” për një foto
Ish-banorja e “BBVA”, Rike Roçi, ka
Lajme
Gjermania ul përkohësisht taksat për karburantet
Vendimi i Gjermanisë për të ulur