Policia e Pejës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë–Prishtinë, në fshatin Dollc të Klinës, ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë mbetën të lënduar.
Sipas komunikatës së policisë, drejtuesi i veturës, i cili po lëvizte në drejtimin Prishtinë–Pejë, nuk i përshtati shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Në momentin kur arriti në fshatin Dollc, ai humbi kontrollin mbi automjetin, kaloi në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe u përplas ballor me autobusin.
Si pasojë e përplasjes, shoferi i veturës ndërroi jetë në vend, gjë që u konstatua nga ekipi mjekësor, ndërsa pesë persona të tjerë u dërguan në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor
Viktima është Sadik Muslija.
“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.”, thuhet mes të tjerash në njoftim.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë