Para viteve të 90-ta, Zoran Stankoviq, ishte një fqinj i zakonshëm për banorët e fshatit Matiqan të Prishtinës.
Mirëpo, me nisjen e luftës, gjithçka ndryshoi.
Stankoviq dyshohet se u përfshi në krimet që i kryen në këtë pjesë të Kosovës, ushtria dhe policia serbe.
Para luftës, Hysen Gashi rrëfen se kishim raporte të mira me Stankoviqin.
“Kemi qenë kojshi, i kemi rujtë kafshët bashkë, kemi nejt bashkë. E kom njoftë babën e tij, na kemi kalu mirë me ta përpara, na vendasit qetu. S’kena pasë kurrë problem, i kemi pasë bahqet bashkë, i kemi punu bashkë, deri kur u ardhë lufta janë kon poshtë në katun na jemi kon naltë. Ama na s’kemi pasë kurfarë problemi me ta”, ka thënë Gashi.
Gashi kujton se si Stankoviq nisi bashkëpunimin kriminelët serbë.
“Kur janë vendosë policia dhe ushtria që erdhën para bombardimeve, ata ua qojshin me traktor bukën nëpër kodra. Me qat Borën, me traktor të qatij e di që e kanë qu bukën”, u shpreh tutje Gashi.
Pikërisht nën dyshimin për përfshirje në krime lufte, Zoran Stankoviq, u arrestua më 23 mars në kufirin Kosovë – Serbi.
“I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë speciale.
E Gashi tregon se serbët dogjën gjithçka që u doli përpara.
“Në kohën e bombardimeve neve na ka djeg dikush kto maqinat. Qysh kom ni une, njani u kon i Çagllavicës me qat Borën, kishin pasë marrë pjesë në qat farë kalljen. Ama maqinat m’kanë shku diku 200-300 mijë euro”, theksoj Gashi.
Pas përfundimit të luftës dhe kthimit të shqiptarëve nëpër shtëpitë e tyre, nuk u panë më gjurmë të serbëve që jetonin andej.
“Mas lufte s’u kon k’tu. Se kur jemi kthy prej Maqedonie, k’tu nuk kanë ekzistu mo asnjo hiq. Ishin kon shkue”, ka përfunduar Gashi.
Ndaj Stankoviqit Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar