Sot njësia më elitare e Policisë së Kosovës e njohur si “FIT” protestoi kundër Qeverisë Kurti. Në protestën e realizuar në oborrin e objektit të qeverisë, FIT kërkoi nga Qeveria Kurti të mos luaj me ta dhe të bëj realizimin e kërkesave.
“I nderuar kryeministër, ju i dini shumë mirë kërcënimet dhe rreziqet që operatorët e këtyre operacioneve marrin jo vetëm gjatë detyrës zyrtare, por edhe privatisht.”
“Mos luani me ndjenjat e familjeve tona”, këto janë kërkesat e njësisë FIT drejtuar Qeverisë
“Prandaj, mos luani me dinjitetin tonë, mos luani më familjet tona.”
“Ne kemi dëshmuar veten në të kaluarën dhe së fundmi, në neutralizimin e sulmit terrorist më 24 shtator 2023.”
“Kërkojmë nga ana juaj, që propozimin për shtesat e rrezikshmërisë, ta merrni parasysh.”
“-kategorizimi si njësi të veçanta, dhe përfshirja në listën e ekspertëve”
“-rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë.”
“-kërkesat tona janë absolutisht ekonomike, lehtë të realizueshme, kërkojmë të mos përdoremi nga askush për qëllime politike.”, u shpreh përfaqësuesi i “FIT”.
Por, ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me shpërfillje të plotë kishte komentuar kërkesat e kësaj njësie dhe lajmet se FIT mund të largohet nga policia.
“Nuk qëndrojnë fare këto se njësia speciale intervenuese do ta lëshojë Policinë e Kosovës. Unë besoj që secili në jetën e përditshme individualisht kërkojmë për diçka më shumë, kërkojmë diçka më mirë dhe kjo është e drejtë e të gjithëve, por nuk asnjë indikacion për asnjë individ e mos të themi njësi që të lëshojë Policinë e Kosovës”, ka thënë Sveçla në “60 minuta” në KTV.
Sveçla ka thënë se si shtet janë duke e mbështetur maksimalisht Policinë e Kosovës.
“Ne si shtet jemi duke e mbështetur maksimalisht Policinë e Kosovës qoftë me paisje, qoftë me trajnime të nevojshme, qoftë me pagesat e nevojshme”, ka thënë ministri i Brendshëm.
Deklarimi i Sveçlës për pagesa nuk po del të jetë i vërtet, pasi me protestën e sotshme u demantua./Botapress.info/